Arbëri

Hahn: Dialogu Kosovë-Serbi është bërthamë e përparimit në rajon

Foto: Koha/Driton Paçarada

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rezultati i tij është “bërthamë e përparimit” të rajonit në rrugën e integrimit evropian, tha komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Duke folur në Beograd, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, Hahn tha se e ardhmja evropiane e Serbisë qëndron në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe se ky normalizim do të vazhdojë të mbështetet nga BE-ja.

Hahn tha se në vitin 2018 ka pasur përparime të rëndësishme, porse mund të bëhej edhe më shumë.

Ai lavdëroi hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, por tha se Serbia ka ende sfida përpara.

“Në pranverë të vitit 2020 do të duhet të mbahen zgjedhjet. Jeni të thirrur t’i respektoni rekomandimet”, tha Hahni.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë