Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar për gazetën gjermane Welt, se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën nëse dëshiron t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian.
“Nëse Serbia dëshiron të jetë anëtare, atëherë ky vend duhet të gjejë me Kosovën formën e obligueshme juridike të normalizimit. Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Hahn, transmeton KP.
I pyetur nëse Serbia duhet ta pranojë Kosovën e pavarur, Hahn tha, “do të thotë mu këtë e kam thënë, as më pak e as më shumë se kaq".
Artikuj të ngjashëm
-
Hahn: Serbia në BE nëse i normalizon marrëdhëniet me Kosovën
-
BE: Serbia nuk mund të bëhet anëtare pa normalizimin e raporteve me Kosovën
-
Hahn: Kosova të heqë taksat ndaj Serbisë e Bosnjës
-
Hahn: Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre
-
Hahn shpreson që marrëveshja me Serbinë do t’i sjellë Kosovës njohje nga 5 shtetet e BE-së