Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn çel sot zyrtarisht punën përgatitore në Tiranë për çeljen e negociatave.
Vizita e Hahn vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, për vendosjen e një afati kohor për çeljen e negociatave, qershorin e 2019-tës.
Aktualisht ai ndodhet në Shkup, ku më pas do të vizitojë Tiranën. Agjenda e publikuar bën të ditur se në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë, por jo me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe atë të PD-së, Lulzim Basha.
Artikuj të ngjashëm
-
Hahn nesër nis turin në Ballkan, nuk takon Bashën dhe Ivanovin
-
Hahn me Ramën në Bruksel, negociatat qëllim i përbashkët
-
Juncker në Tiranë për strategjinë e zgjerimit të BE-së
-
Hahn: Vendimi i BE për Shqipërinë dhe MV për negociatat do të ndryshojë shpejt
-
Tusk: BE-ja duhet të çelë negociatat me Shqipërinë