Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Juncker në Tiranë për strategjinë e zgjerimit të BE-së

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë sot në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Rreth orës 19:00 të ditës, presidenti i Komisionit Evropian, i cili do të shoqërohet dhe nga komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe rreth orën 19:40, pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton OraNews.

Në agjendë parashikohet një darkë zyrtare e zyrtarëve të lartë evropianin me kryeministrin.

Vizita është pjesë e një turi që Juncker do të bëjë në vendet e Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të strategjisë për zgjerim, ndërsa të hënën në mëngjes, ai do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe me përfaqësues të tjerë politikë.

Vizita e presidentit të Komisioni Evropian në Shqipëri ka për qëllim nxitjen dhe avancimin e agjendës integrueses. Pak ditë më parë në strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, nuk përcaktohet një datë për çeljen e negociatave por thuhej se nëse vendet vijojnë plotësimin prioriteteve, viti 2025 është i mundshëm për anëtarësim.