Komisonari evropian për negociata e zgjerim, Johannes Hahn, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Hahn tha se hapat e Serbisë drejt integrimit evropian varen pjesërisht edhe nga dialogu me Kosovën.
“Hapat e mëtutjeshëm varen edhe nga dialogu me Prishtinën dhe shpresoj që të dy palët do të tregojnë përkushtim. Jam i bindur që do të shohim hapjen e kapitujve të rinj për Serbinë”, ka thënë Hahn, raporton Koha.net.
Hahn, kur u pyet pse palët nuk janë takuar që nga muaji shkurt, tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdoj, duke mos precizuar se kur do të ndodhë kjo.
Artikuj të ngjashëm