Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hahn: Përparimi në dialogun Prishtinë – Beograd parakusht për hyrje në BE

Komisari europian për Zgjerim Johannes Hahn, i cili po qëndron në Beograd, ka përsëritur se përparimi në dialogun Beograd - Prishtinë është parakusht për perspektivën e hyrjes në BE, transmeton Koha.net.

Ai, siç njofton b92 që citon kumtesën e MPJ të Serbisë, ka thënë se pret që edhe Prishtina ta konfirmojë përkushtimin ndaj procesit pasi që dialogu nuk ka alternativë.

Sipas kësaj kumtese, Daçiq e Hahn kanë vlerësuar se dialogu duhet shkuar drejt rezultateve konkrete përkundër të kaluarës së vështirë, meqë për të dy palët është me rëndësi të kenë dialog të suksesshëm e konstruktiv.

Daçiq ka thënë se nga Kosova pret ta përmbushë atë që për Serbinë është më qenësorja, formimi i Bashkësisë së komunave serbe.