Komisionari europain për Zgjerim Johannes Hahn, pas takimit me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq ka vlerësuar se dialogu i Beogradit me Prishtinën është i vështirë dhe, siç raportojnë mediet serbe, nuk dëshiron të paragjykojë cili do të jetë rezultati tij, transmeton Koha.net.
"Është shumë herët të thuhet se si do të materializohet normalizimi i marrëdhënieve, por është me rëndësi ai të bëhet me anën e marrëveshjes detyruese – juridike”, citon b92 të ketë thënë Hahn.
Serbia sot ka nënshkruar dy marrëveshje me të cilat Bashkimin Europian e përkrah Serbinë me 44 milionë euro për administrimin e kufijve dhe migrimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Hahn sot në Beograd për ringjalljen e dialogut me Prishtinën
-
Hahn: Ngecja e dialogut me Kosovën nuk bën ta ndalë integrimin evropian të Serbisë
-
Hahn beson për rinisje të dialogut Kosovë – Serbi
-
Komisionari Hahn ofron zgjidhje për të vazhduar dialogu në Bruksel
-
Hahni thotë se BE-ja mbështet marrëveshjen midis Kosovës e Serbisë që nuk shkakton precedent