Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hahn nga Durrësi i kërkon Kosovës formimin e shpejtë të qeverisë stabile e reformatore

Pas takimit që kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor kanë pasur në Durrës, komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, i ka kërkuar Kosovës krijimin e shpejtë të qeverisë së re.

“Duhet formimi urgjent i një qeverie stabile, reformatore dhe pro-evropiane”, ka shkruar Hahn në Twitter pas takimit në Durrës me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.