Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.
“Me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn, sot zhvilluam takim në Bruksel për të diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në facebook.
Në një postim në Twitter, ajo ka shkruar se Kosova dhe Bashkimi Evropian po punojnë shumë ngushtë për të siguruar një rajon stabil.
“Jam e kënaqur që isha e ftuar në Bruksel nga komisionari i BE-së, Johanes Hahn për të diskutuar prioritetet, si integrimi në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani e Von der Leyen bisedojnë për afrimin e Kosovës me BE-në
-
Osmani: Austria mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Varhelyi takohet me Osmanin: Kosova të vazhdojë me zbatimin e reformave
-
Hoxha, Hahnit: Siç pritët nga ne plotësimin e kushteve, tash ne presim nga ju heqjen e vizave
-
Osmani thotë se sfidat e Raportit të Progresit duhet të trajtohen me prioritet