Komisionari Evropian për Zgjerimin e Negociatave, Johannes Hahn ka thënë sot se Bashkimi Evropian, si bashkëbisedues nga Prishtina do të pranojë ata që janë zgjedhur me vullnetin e popullit.
Por, ka shtuar se prej tyre pret të jenë të përkushtuar për perspektivën në BE dhe për jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidën, kur kemi parasysh rezultatet e zgjedhjeve që nuk tregojnë se do të jetë punë e thjeshtë. Megjithatë, përgjegjësia u bie liderëve politikë në vend që sa më shpejtë të formojnë qeverinë”, ka thënë Hahn, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Në Brukesl theksojnë se vazhdojnë të presin rezultatet zyrtare si dhe raportin e misionit vëzhgues të BE-së, i cili pritet të thotë fjalën që nesër.
Johannes Hahn tha se pritet që këso here qeveria në Prishtinë të formohet më shpejt se herën e kaluar, kur partive politike iu deshën gjashtë muaj për formimin e koalicionit qeverisës, përcjell Koha.net.
“Për ne është e rëndësishme që vendi dhe përfaqësuesit e tij të jenë të përkushtuar ndaj perspektivës në BE-së dhe që të pranojnë idenë për një jetë më të mirë që mund të sigurohet brenda BE-së. Shpresojmë se të gjithë pjesëmarrësit politikë janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe se do të kontribuojnë për formimin e shpejtë të qeverisë së re”, është shprehur Hahn.