Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hahn: Marrëveshja Prishtinë-Beograd, letër e bardhë

Marrëveshja ligjërisht e detyrueshme midis Serbisë dhe Kosovës është aktualisht një letër e bardhë zbrazët, deklaroi në Beograd komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Ai tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, miratimin e së cilës BE-ja e kërkon para anëtarësimit të Serbisë në bllok, varet nga rrjedha e dialogut. Ai tha se Strategjia e re e BE-së për zgjerim me Ballkanin Perëndimor thekson se për anëtarësimin e Serbisë në bllok, duhet të plotësohen të gjitha kushtet, sidomos kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Kjo marrëveshje është tash për tash një copë letre e bardhë. Nuk dua të paragjykoj, por është e rëndësishme që dy palët të gjejnë zgjidhje që çojnë direkt kah dokumenti i detyrueshëm që ne e kërkojmë”, tha Hahn. Duhet të shihet si një motiv edhe për Kosovën që të punojë me Serbinë në një dokument ligjërisht detyrues dhe të normalizojë marrëdhëniet – tha eurokomesari Johannes Han

Artikuj të ngjashëm