Arbëri

Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi, t’i kontribuojë paqes e stabilitetit

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, deklaroi se çfarëdo marrëveshje që të arrihet mes Kosovës e Serbisë duhet t’i kontribuojë paqes e stabilitetit në rajon, ndonëse është arritur përparim, por që ende është herët të flitet për hollësitë e saj.

Kështu deklaroi Hahn në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Vjenë, në të cilin po marrin pjesë edhe vendet kandidate, transmeton RTK.

“Marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë duhet udhëhequr nga prijësit e të dy vendeve. Është arritur përparim, por që është ende herët të flitet për hollësitë e marrëveshjes, Por duhet të jetë e qartë se çfarëdo lloj marrëveshjeje që të arrihet, duhet t’i kontribuojë paqes e stabilitetit në rajon”, ka shkruar Hahn përmes rrjetit social, Twiter.