Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn e ka quajtur takim të mirë, takimin që pati sot në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Hahn e ka vlerësuar si arritje miratimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa ka thënë se mënyra më e mirë dhe e shpejtë për ta arritur liberalizimin e vizave është luftimi i krimit të organizuar.
“Presidenti ka konfirmuar vazhdimin e përpjekjeve në luftimin e krimit të organizuar. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Hahn në një postim përmes rrjetit social Twitter.
Për këtë takim u deklarua edhe presidenti Thaçi, i cili u kërkoi institucioneve të BE-së përmbushjen e detyrave dhe procedurave në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
-
Hahni mirëpret rekomandimin e LIBE-s për liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Thaçi takohet me Hahnin: Kosovarët kanë nisur të humbin durimin për vizat
-
Hoxha takohet me Hahnin, i kërkon përshpejtimin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave
-
Hahn: Kosova, afër liberalizimit të vizave
-
Thaçi optimist për vizat pas bisedës telefonike me Hahnin