Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, me të cilin ka folur për liberalizimin e vizave, dialogun Kosovë – Serbi dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Sipas KosovaPressit, Thaçi ka thënë se mungesa e një perspektive të qartë për integrim po krijon hapësirë për ideologji të rrezikshme antievropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Qytetarët e Kosovës, si populli me proevropian, kanë filluar të humbasin durimin. Një vendim për vizat në këtë vit dhe një zotim për dinamikë të re në integrimet evropiane, do ta rikthente besimin e humbur në BE-në”, ka thënë ai.
Në këtë takim po ashtu raportohet se është biseduar edhe për domosdoshmërinë e tejkalimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
-
Thaçi: Mosliberalizimi i vizave po ndodh për shkak të mosunitetit evropian
-
Premtimet mbajnë “gjallë” jetësimin e liberalizimit të vizave
-
Thaçit në Bruksel i kërkohet heqja e taksës, Haradinaj nga Lipjani kritikon BE-në
-
Thaçi në Bruksel: Ngadalësimi i vendimit për liberalizim, i papranueshëm
-
Thaçi shkon në Bruksel, pritet të takojë përfaqësues të lartë të BE-së