Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn paralajmëroi sot se drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në samitin në Trieste do të konfirmojnë formimin e zonës ekonomike rajonale dhe tha se kjo nuk është në kundërshtim me idenë për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesit e shtatë vendeve të BE-së, përfshirë Kroacinë, dhe gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor sot pasdite në Samitin e katërt të Procesit të Berlinit në Trieste do të diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve në rajon, në mënyrë që ajo të përparojë shpejt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Hahn: Ballkani duhet të përgatitet mirë, që BE-ja mos t’i ketë barrë
-
BE është “më e gatshme” për anëtarësimin e Ballkanit në bllok
-
KE përkrah bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor
-
Në Trieste përkrahet plani për një zonë ekonomike të Ballkanit Perëndimor
-
Samiti në Trieste: Një treg për gjithë Ballkanin?!