Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë përkrahur në Samitin e Triestes planin e veprimit për një zonë ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, transmeton TV ARTA.
Ky plan është krijuar për të mundësuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve, për ta bërë kështu rajonin më tërheqës për investime dhe tregti si dhe për të përshpejtuar afrimin me BE-në thuhet në një komunikatë për media.
Këshilli për bashkëpunim rajonal ka për detyrë të monitorojë dhe informojë mbi progresin e arritur në zbatimin e tij.
Plani i veprimit për një zonë ekonomike do të shtyjë për integrim në BE bazuar në meritat individuale, përshpejtimin e pajtueshmërisë së plotë me kriteret ekonomike të Kopenhagës.
Artikuj të ngjashëm