Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, e ka mbështetur ambasadorin austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, i cili ka deklaruar se Austria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.
Përmes rrjetit social Twitter, Hahn e ka përcjellë mesazhin e ambasadorit se nuk ka ndryshim të pozicionit austriak ndaj Kosovës.
“S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës. Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, ka deklaruar ambasadori austriak Pflander.
Pfandler ka reaguar pasi zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache tha sot se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’.
-
Ambasadori austriak: S’kemi ndryshuar qëndrim për Kosovën
-
Kurz: Austria e ka pranuar Kosovën dhe ai qëndrim nuk do të ndryshojë
-
Ambasadori ukrainas në Beograd: Ukraina nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës
-
Kryediplomati austriak: Kosova është realitet, sado disa vende të BE-së nuk e kanë njohur
-
Thaçi: Pfandler kontribuoi në ngritjen e marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Austri