Kaçanik, 11 prill –Gypi i ujërave atmosferikë prej më shumë se dhjetë vjetësh në lagjet “Ismail Raka” dhe “Emin Duraku” të Kaçanikut, i gjatë 300 metra, vazhdon të mbetet i bllokuar.
Kjo ngase banorët kanë hedhur mbeturina të ndryshme, ndërkohë që sa herë që ka reshje atmosferike, banorët e këtyre dy lagjeve përballen me vërshime.
Madje, me këto ujëra po përballet edhe institucioni i çerdhes publike dhe disa biznese, ndërsa përfaqësuesit e komunës kanë thënë se disa herë kanë intervenuar për hapjen e këtij kanali nëpërmjet kompanive të ndryshme, mirëpo asnjëherë nuk kanë shënuar rezultate pozitive (gjerësisht, sot në “kohën Ditore”).
Artikuj të ngjashëm
-
Prej 2 ditësh Kaçaniku pa ujë të pijshëm
-
Nga shembja e dheut dëmtohet gypi i ujit në rrugën “Kaçaniku” në Prishtinë
-
Kaçaniku pa ujë, të reshurat shkaktojnë dëme në rrjetin e ujësjellësit
-
Objekti 70-vjeçar i shkollës në Kaçanik rrezik për 900 nxënësit
-
Për vite me radhë, komuna nuk u bën zgjidhje bodrumeve të mbushura me ujëra të zeza