Lipjan, 21 shtator- Banorët e fshatrave: Mirenë, Gadime, Smallush dhe Sllovi të Lipjanit vazhdojnë të përballen me ndotje ambienti dhe dëmtim infrastrukture nga gurthyesit.
Ata ankohen se qarkullimi i vazhdueshëm i automjeteve transportuese po i degradon rrugët lokale dhe po ndot ambientin në këto vendbanime.
Si pasojë e këtyre telasheve, Komuna ka mbajtur një takim me të gjithë përfaqësuesit e guroreve për t’u dhënë vërejtje në mënyrë, që këto gjëra të mos përsëriten derisa për riparim të rrugëve Komuna për çdo vit investon qindra e mijëra euro nga buxheti komunal.
Banorët janë ankuar edhe për dridhje të mëdha që shkaktohen , ndaj kanë kërkuar nga organet kompetente t’i shqyrtojnë ankesat e tyre (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Dhjetëra gurëthyes në Lipjan degradojnë ambientin
-
Shtëpitë në Gadime janë çarë nga katër gurthyes që funksionojnë aty
-
Banorët në hall - raporti me rekomandime për gurthyesit, në sirtar prej pesë vjetësh
-
Banorët e Shalës kërkojnë rishikim të lejeve e pëlqimeve për gurëthyesin
-
Operimi i jashtëligjshëm i dy gurthyesve po shqetëson banorët e Lubozhdës