Shefi i grupit të deputetëve Dveri Boshko Obradoviq sot, në Kuvendin e Serbisë ka kërkuar të pranohet rezoluta e kësaj lëvizjeje që veten quan mbrojtës të Kosovës dhe duke përzër këtë ka treguar një gur të madh, të cilin. siç ka thënë e kishte sjellë nga Kosova dhe duke e ngritur lart gurin, e recituar një poezi për atdheun.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq pastaj kishte shpallur pauzë dhe kishte kërkuar që guri të largohej nga aty, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kuptoj pse iu pengon guri të cilin dje e solla nga Kosova dhe poezia ”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Obradoviq.
Ai këtij portali i ka treguar se gurin e kishte marrë dje nga Kosova si “një shenjtëri personale” dhe se për të ai nuk ishte gur i rëndomtë, por “gur themeltar i shtetit tonë”.
Obradoviq pastaj ka rrëfyer sesi e kishte futur brenda gurin pa vështirësi dhe se madje që nga dita e djeshme atë e kishte harruar në çantën e deputetëve.
Në fund ai ka shfaqur keqardhje pse “guri ishte përjashtuar nga mbledhja” e rezoluta ishte hedhur poshtë nga shumica parlamentare duke thënë se nga kjo “qartë mund të përfundohet se ajo shumicë nuk është e interesuar për ruajtjen e Kosovës në Serbi".