Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se pajtimi i Francës me Britaninë e Madhe është shembull i pajtimit mes fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, që duhet ndjekur nga Kosova dhe Serbia.
Të shtunën, ai ka publikuar në Twitter një fotografi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, duke shikuar kurorëzimin e Mbretit Charles III.
“Franca dhe Britania e Madhe miq dhe aleatë përgjithmonë: Tjetër shembull i pajtimit në mes të fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai duke vazhduar me flamurin e Serbisë dhe të Kosovës për ta përcjellë mesazhin e tij.
Franca dhe Britania kanë pasur konflikte shekuj më parë, në periudha të gjata.
Watching the coronation ceremony ? with my excellent ?? friend and colleague @nickabbottfcdo. ????friends and allies 4ever : another example of reconciliation between neighbors which used to have issues with each other. ???? pic.twitter.com/CrAx76IM4D
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) May 6, 2023
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
-
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund të punojmë
-
Ambasadori francez u bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
-
Ambasadori francez: Kosova mund të vetizolohet nëse s’i dëgjon miqtë
-
Abbott: Kosova është vend i veçantë që e meriton të jetë i suksesshëm