Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gucia refuzon kërkesën e Kishës Serbe për ndërtim të kishës në fshatin Martinaj

Kishës Ortodokse Serbe, që vepron në Mal të Zi, i është refuzuar kërkesa për ndërtim dhe për sigurim të asistencës policore në fshatin Martinaj të Gucisë.

Kohë më parë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe kanë bërë kërkesë pranë organeve përkatëse të urbanizmit në komunë të Gucisë për dhënien e lejës së ndërtimit të kishës ortodokse në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë, një fshat plotësisht i populluar nga shqiptarë.

Kjo kërkesë është refuzuar falë kundërshtimit kategorik për dhënien e kësaj leje nga përfaqësuesit shqiptarë pranë organeve kompetente të komunës së Gucisë

Po ashtu pranë organeve të Punëve të Brendshme në Plavë është bërë një kërkesë nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe që me datën 1 maj t'u jepet asistencë policore gjatë mbajtjes së liturgjisë fetare që kisha serbe planifikon të mbajë në këtë fshat.

Nga burimet e besueshme të faqes “Plava e Gucia Sot” nga vendlindja njoftohemi se deri më tash kjo kërkesë nuk është aprovuar nga policia e Plavës.

Ortodokse Serbe përveç liturgjisë ka tendenca që ta rindërtojë aty një kishë, ndonëse në këtë fshat nuk ka pasur asnjëherë, e as tash serbë, as besimtarë ortodoksë. Prandaj tendenca e kësaj kishe vlerësohet provokim në baza nacionale e fetare.

Edhe Kisha ortodokse serbe në Mal të Zi synon të ngre kishë në fshatin pa asnjë sllav në Martinaj të Gucisë Arbëri Kisha ortodokse serbe në Mal të Zi synon të ngre kishë në fshatin pa asnjë sllav në Martinaj të Gucisë

Objekti i kishës serbe në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë kishte filluar të ndërtohet dhunshëm në pronë të një shqiptari, gjegjësisht të familjes Prelvukaj në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, por nuk është përfunduar kurrë, meqë ishte shembur nga banoret e fshatit ende pa u përfunduar.

Në vendin ku gjenden mbetjet e themeleve të kësaj kishe të paqenë, kleri ortodoks ultranacionlist serb viteve të fundit provokon banoret e Martinajve dhe të Plavë-Gucisë duke mbajtur qëllimisht liturgji dhe duke ndërmarrë veprime të tjera provokuese në një mjedis etnikisht të pastër shqiptar, siç është fshati Martinaj./Plava e Gucia Sot