Përkundër faktit që nuk kanë siguruar leje ndërtimi nga Komuna e Gucisë për ndërtimin e kishës ortodokse, disa serbë dje sërish shkuan në fshatin shqiptar Martinaj në Guci për të bërë, sipas tyre, disa matje me gjeodetë.
Sipas portalit lokal, “plavaeguciasot”, ardhja e tyre është thjesht vazhdimësi e provokimeve që kisha ultranacionaliste ortodokse serbe po i bën vazhdimisht ndaj këtij fshati shqiptar.
“Banorët e fshatit dhe të Plavë Gucisë janë thellësisht të indinjuar me këto provokime të rrezikshme të cilat mund të kenë edhe pasoja dhe implikime më të rënda”, shkruan kjo faqe.
Në një video postim në Facebook, shihet ballafaqimi verbal i banorëve të fshatit me njerëzit e kishës serbe.
“Shtetet tona heshtin, ndërkaq banorët e Martinajt presin çfarëdo mbështetje institucionale në ballafaqim me kishën e Serbisë, kishë kjo që historikisht në vazhdimësi, së bashku me Akademinë e Shkencave të Serbisë, i ka krijuar planet hegjemoniste e ultranacionaliste serbomadhe, u ka paraprirë dhe i ka mbështetur ato me të gjitha mjetet”, thekson ky portal.
-
Kisha ortodokse serbe në Mal të Zi synon të ngre kishë në fshatin pa asnjë sllav në Martinaj të Gucisë
-
Kisha serbe provokon shqiptarët e Martinajve të Gucisë, do kishën ku s’ka asnjë besimtar
-
Gucia refuzon kërkesën e Kishës Serbe për ndërtim të kishës në fshatin Martinaj
-
Politikania serbe pretendon se hyri në Kosovë nëpër mal
-
Manastiri i Deçanit pretendon për protestë ultranacionaliste duke shpërndarë video të vjetër