Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë ka devijuar nga misioni i saj dhe po e deformon historinë.
“Nën petkun e drejtësisë, po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për lirinë, dinjitetin dhe ekzistencën njerëzore”, tha Gucati, në hapje të protestës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se Specialja me veprat e njëanshme dhe me përzgjedhjet selektive të individëve vetëm nga njëra palë, po përpiqet ta përmbysë historinë në favor të Serbisë.
“Po tenton të krijojënarrativë të rrejshme, se Kosova është çliruar nga kriminalet. Ndërkohë e vërteta është krejt tjetër. UÇK-ja, bashkë me NATO-n me në krye Amerikën e çliroi Kosovën nga kriminelët e Beogradit. Sot Gjykata në Hagë po gjykon aleatët e NATO-s, Hashimin, Kadri Verselin, bacën Jakup, Rexhep Selimin, Calin e Pjetër Shalën”, ka thënë Gucati. “...Shteti i Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës janë tradhtuar. Besimi jonë është tradhtuar. S’kemi më besim. Boll testuat durimin tonë. Boll e njollosët luftën e gjakun tonë. S’ka gjykatë që mund t’i fshijë gjurmët e gjenocidit serb mbi popullsinë shqiptare. Me këto gjykime politike padrejtësia është edhe më e rrezikshme se lufta, po bëni krim. Çdo drejtësi e devijuar është krim”, tha Gucati.