Arbëri

Gucati: Dëshmia e Clarkut në Hagë do të jetë një bombë

Hysni Gucati

Kryetari i Organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati ka thënë se dëshmia e gjeneralit Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.

“Dëshmia e Clark do të jetë një bombë për ta, do të jetë një bombë shumë e madhe do të jetë një sukses i madh sepse në Amerikë është dashtë të marrë leje për të dëshmuar. I falënderojmë që e kanë leju dhe mezi s’po presim që me 19 nëntor ta shohim në Gjykatën Speciale dëshmitë e tij”, tha Gucati në konferencën për media.

Sipas parashtrimit, Clark ka thënë se nuk mundet ta bëjë udhëtimin për në Hagë përpara 17 nëntorit 2025 dhe për këto arsye mund të fillojë dëshminë me 18 nëntor ose me 19 nëntor 2025.

Mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të caktohet edhe 21 nëntori për seancë në rast që është e nevojshme për finalizimin e dëshmisë së Clark.

Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar edhe ndryshimin e listës së provave të dorëzuar, duke kërkuar shtimin e deklaratës së Clark.

“Sa i përket arsyes së mirë, Mbrojtja kërkon shtimin e kësaj Deklarate në Listën e Provave në mënyrë që ajo të mund të dorëzohet sipas Rregullës 154. Pranimi sipas Rregullës 154 do të kursente kohë në sallën e gjyqit dhe do të siguronte që prezantimi i provave të 1DË-007 të ishte i fokusuar, dhe jo i përsëritur ose i dyfishtë. Siç përshkruhet më poshtë, 1DË-007 siguron prova jashtëzakonisht relevante dhe lirueshme, të cilat janë provuese për çështjet në këto procedura. Për këtë arsye, Deklarata ka relevancë dhe rëndësi të mjaftueshme për të justifikuar shtimin e saj në Listën e Provave”, thuhet në parashtrim.

Në parashtrimin e vetë, mbrojtja thotë se do të Clark do të jep dëshmi rreth përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e tetorit 1998 në mës Holbrooke dhe Millosheviq. “1DË-007 është një ish-Gjeneral i dekoruar me katër yje në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i i NATO-s nga 1997 deri në 2000. 1DË-007 jep dëshmi rreth drejtimit të përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar Marrëveshjen Holbrooke-Millosheviq nga Tetori 1998, zbatimin e Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryerjen e fushatës ajrore kundër forcave jugosllave pas refuzimit të Millosheviqit për të nënshkruar marrëveshjet e Rambujesë, vendosjen e forcave në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe mbikëqyrjen e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”, thuhet në dokument.