Mungesa e kritereve për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, mungesa e përcaktimit të mundësive të shkarkimit të tyre nga MASHT-i, mossaktësimi i kritereve cilësore me rastin e angazhimit të stafit akademik si bartës të programeve studimore në një institucion, janë disa nga mangësitë ligjore në arsimin e lartë të evidentuara në draft-analizën ”Mangësitë ligjore në legjislacionin e Kosovës në çështjet e arsimit të lartë”.
Kjo draft-analizë është publikuar, të hënën, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtij dokumenti, legjislacioni i arsimit të lartë ka edhe mangësi rreth rregullimit juridik të procesit të avancimit të stafit akademik brenda institucioneve të arsimit të lartë.
Autorja e analizës, Rreze Hoxha, ka thënë se ky dokument trajton në mënyrë specifike aspektet ligjore në arsimin e lartë, kualitetin e institucioneve private të arsimit të lartë dhe rolin e agjencisë në sigurimin e cilësisë nga këto institucione.
Draftin e kësaj analize, sipas saj, kanë vendosur ta publikojnë tani për shkak të zhvillimeve të fundit në arsimin e lartë dhe ndryshimit të amendamentimit të ligjit për arsimin e lartë. Versioni final i saj do të publikohet në muajin shtator. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)