Në një ndër ditët më të rëndësishme për besimtarët e krishterë në Kosovë dhe në mbarë globin, mediat e Grupit KOHA, Koha Ditore, Kohavision, Tv Arta dhe Koha.net, urojnë besimtarët dhe luten për paqe, dashuri e solidaritet në shtëpitë dhe shoqërinë tonë.
Për nder të kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës organizon aktivitetet e përhershme. Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në ora 18:00 zhvillohet pritja solemne, kurse në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesha dhe ceremoni festive do të ketë edhe më 25 dhjetor.
Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit, apo Krishtlindjen; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve, kjo është festa më e rëndësishme për të krishterët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së Tij.
Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Babadimrit në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.
Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.