Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grupi KOHA ngushëllon familjen e Ibrahim Rexhepit

Me rastin e vdekje së gazetarit brahim Rexhepi, cili ka punuar në Koha Ditore e KohaVizion, Grupi KOHA me një telegram ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Në këtë telegram thuhet:

Me dhimbje te thellë morëm lajmin për shuarjen e kolegut tonë shumëvjeçar, Ibrahim Rexhepi.

Si gazetar dhe redaktor shumëvjeçar në media të ndryshme të vendit, Ibrahimi do mbetet në kujtesën tonë kolektive si një profesionist i pashoq.

Ne në Grupin Koha kishim fatin e mirë që Ibrahimin ta kemi kolegë dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar. Në detyrat që ka kryer te Koha - përgjegjës i ekonomisë në Koha javore, redaktor e kolumnist në Koha Ditore, dhe drejtues emisioni në Kohavision - Ibrahimi është shquar për etikën dhe paanësinë e tij profesionale, që në punën e përditshme janë reflektuar me gjykimin e peshuar mbi argumentet e faktet.

Me shuarjen e tij të parakohshme, gazetaria e Kosovës dhe ajo shqiptare ka humbur një profesionist të madh, ndërsa familja dhe kolegët një person jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të dashur.

Edhe Bëhu Gazetar/e në KOHË Arbëri 2 muaj më parë Bëhu Gazetar/e në KOHË

Ngushëllimet më të sinqerta i shkojnë familjes dhe miqve të tij.

Grupi Koha