Grupi i ngushtë ndërministror pas vrasjes së gruas shtatzënë të mërkurën në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ka mbajtur takim me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura të enjten, raporton EkonomiaOnline.
Në këtë takim nuk po marrin pjesë Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Rasti tragjik tronditi opinionin ditën e djeshme. Shtatzëna 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas vrasjes së shtatzënës, Osmani fton në takim liderët institucionalë
-
Nesër varroset gruaja shtatzënë që u vra në oborrin e Gjinekologjisë
-
LDK-ja kërkon shkarkimin e personave përgjegjës për vrasjen e gruas shtatzënë
-
I dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë ende në arrati
-
Vrasja e shtatzënës, të enjten raportohet për veprimet institucionale