Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se të enjten do të mblidhet grupi ndërministror që do të raportojë për veprimet institucionale, për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë.
Ajo shkroi në Facebook mbrëmjen e së mërkurës se lufta me femicidin mund të jetë e vështirë, por nuk duhet humbur shpresat. Sipas Haxhiut, vrasja e gruas të mërkurën, lë të kuptojë se pavarësisht veprimeve, “kemi edhe shumë punë për të bërë”.
“Një grua dhe foshnja që priste ta sillte në jetë u vranë tek shkallët e repartit të gjinekologjisë. Krim i rëndë, vrasje e dyfishtë. Brenda 5 ditëve dy gra të vrara nga bashkëshortët. Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë. Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijën ende të pa lindur. Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë”, deklaroi ajo.
Haxhiu iu shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa shtoi se dhunuesit duhet të marrin dënimin meritor.
-
Mblidhen institucionet e drejtësisë pas vrasjes të dy grave për pesë ditë
-
Haxhiu pas vrasjes së 35-vjeçares: Problemi tek institucionet e drejtësisë
-
Haxhiu për shtatzënën e vrarë: Ministria i ka kryer detyrat, problemi tek institucionet e drejtësisë
-
Haxhiu pas vrasjes së gruas shtatzënë, paralajmëron dorëheqje e shkarkime
-
Haxhiu: Institucionet të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave