Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gruda: Qeveria Kurti po i sulmon institucionet e pavarura për ta mbuluar dështimin e saj

Koordinator i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se Gjykatat Kushtetuese, institucionet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet e pavarura po sulmohen nga qeveria Kurti. Kjo sipas tij, vetëm për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara.

Sipas tij, këto sulme do të ashpërsohen edhe më shumë, sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që të ndërtojnë një alibi për dështimin për të përmbushur premtimet e dhëna para votuesve.

“Nuk ju ka faj Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër për paaftësinë e tyre për të realizuara reformat e premtuara. Për të vërtetuar këtë, vetëm merreni rastin e vetingut: Ministrisë së Drejtësisë i janë dashur dy vite kohe që t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetueses amendamentet për këtë proces, tani akuzojnë gjykatën që ka vonuar vlerësimin e saj për ato amendamente. Po këta që i vonuan 2 vite që t’i dërgojnë në Gjykata, kanë ndonjë faj, apo këta janë të pagabueshëm? Procesi i vetingut është zhbllokuar dhe ka marrë rrugë vetëm pas propozimit të PDK-së që ky proces të zhvillohej përmes një Komisionit të Veçantë në Kuvend”, ka shkruar ai.