Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gropa midis lagjeve rrezikon lipjanasit

Banorët e lagjeve “Isa Olluri” dhe “Lidhja e Prizrenit” të Lipjanit prej më shumë se 4 vjetësh po rrezikohen nga një gropë mjaft e madhe e mbushur me ujë në qendër të qytetit.

Në këtë parcelë një kompani ndërtimore aso kohe pati nisur ndërtimin e një objekti banesor, mirëpo për shkak të disa kontesteve pronësore dhe të kritereve të Planit Zhvillimor, Komuna ia ka ndërprerë punimet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë Inspektorati i Komunës deri tashti ka dështuar që këtë gropë ta kthejë në gjendjen e mëparshme pavarësisht se disa herë ia kishte vendosur shiritat e rrezikut.

Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në OJQ “Yahr”, i cili i monitoron zhvillimet në Komunën e Lipjanit ka deklaruar se gjatë periudhës së fundit ka pranuar disa ankesa nga qytetarët, shkaku i rrezikshmërisë nga një gropë midis lagjeve “Isa Olluri” dhe “Lidhja e Prizrenit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm