Banorët dhe bizneset e lagjes “Shqipëria” në Lipjan prej dy ditësh po përballen me mungesë të ujit si pasojë e punimeve rrugore të cilat po realizohen pranë objektit të Komunës.
Në kuadër të këtij projekti është duke u vendosur edhe gypi kryesor i ujit që furnizon disa lagje të qytetit. Banorët kanë kërkuar që punimet të realizohen sipas dinamikës së paraparë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbi dy ditë nuk kemi ujë të pijshëm si pasojë e disa punimeve në rrugë. Sido qoftë duhet të shpejtohen punimet ose të gjendet alternativa në mënyrë që qytetarët mos të mbesim pa ujë”, është ankuar njëri nga banorët e lagjes i cili nuk deshi t’i publikohej identiteti.
Ndërkaq, Arieta Mjeku, zëdhënëse e Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina” ka thënë për KOHËN se punimet në gypin e ujësjellësit pritet të përfundojnë gjatë ditës.
“Disa banorë të cilët ishin të lidhur me gypin kryesor të Asbestit përgjatë kësaj rruge kanë mbetur pa ujë sepse po bëhen 2 ditë që ekipet janë duke e vendosur një gyp të ri, derisa në këtë lagje po ndërtohet edhe një segment i ri i rrugës. Sidoqoftë, gjatë ditës do të finalizohen punimet dhe qytetarët do të kenë furnizim me ujë”, ka thënë ajo.