Në takimin njohës që Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli, ka pasur me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në takim është konfirmuar angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.
Ministri Pacolli ka thënë se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës si dhe fqinj rajonal i saj. “Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës” ka thënë Pacolli, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të përbashkëta ekonomike.
Bashkëbiseduesit shprehën angazhimin e përbashkët për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”