I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar replikat e tij në Twitter.
Ai tani i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares, Vjosa Osmani, të cilën e ka kritikuar duke i thënë se nuk ka dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen e Washington por vetëm kritika, transmeton KOHA.
“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të bëjë ndryshime të mëdha. Zakonisht problemi është krenaria e autorësisë dhe marrja e meritave. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye të detyrës”, ka shkruar Grenell.
Kjo kundërpërgjigje e Grenellit vjen pasi Osmani kishte thënë se pajtohet që simbolizmi nuk mund të krijojë punë, derisa ka theksuar se këtë nuk mund ta bëjnë as politikanët e korruptuar.

-
Grenelli i përgjigjet Osmanit: Na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa thjesht të ankohen
-
Grenell e akuzon Osmanin për gënjeshtër. Në LVV thonë se ajo s’i pati votat për t’u rizgjedhur
-
Grenell: Ekipi Osmani-Kurti kanë qenë të tmerrshëm
-
Osmani pjesë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Grenellin
-
Pas akuzës nga Grenelli, Osmani paralajmëron konferencë për media