Bedrie Shurdhani, 58-vjeçare, merret me punimin e veshjeve artizanale që nga fëmijëria.
Por, tash e njëzet vjet, që kur i kishte vdekur bashkëshorti, ajo këtë punë e shndërroi në profesion.
Ajo ka udhëtuar sot nga Gjilani për të marrë pjesë në panairin e organizuar “Gratë në biznes 2018”, në Prishtinë, raporton KTV.
Tregon se interesimi i të rinjve për të blerë veshje artizanale ka rënë ndër vite.
Në panair ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili nuk e kishte votuar Ligjin për Shoqëritë Tregtare, që mundëson pjesëmarrjen e grave prej 40 për qind në bordet udhëheqëse të ndërmarrjeve.
Megjithatë, edhe pse nuk e ka votuar ligjin në favor të grave, ai ka treguar se mbështetja e grave në ndërmarrësi është prioritet i qeverisjes së tij.