Zëdhënësi KFOR-it në Kosovë, Vincenzo Grasso ka deklaruar se ndërhyrja kohë më parë e njësisë speciale ROSU në veri të Kosovës. ka qenë operacion i legjitimi i Policisë së Kosovës e cila ka reaguar ndaj akteve të dhunshme, transmeton Koha.net.
Grasso për gazetën “Politika” të Beogradit ka thënë se aksioni i ROSU-s nuk ka pasur lidhje me përkatësinë etnike".
"Është shtënë kundër Policisë së rregullt pasi që u bllokua rruga për në Zubin Potok dhe një polic u plagos. Është shtënë kundër Policisë dhe është penguar aksioni i saj që është në kundërshtim me ligjin. Ndërhyrja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka qenë vetëm reagim ndaj akteve të tilla të dhunshme”, ka thënë Grasso.
Duke komentuar “paralajmërimet” e ministrit serb të Punëve të Jashtme se Qeveria e Kosovës është e gatshme ta marrë Trepçën e të zhvillojë aksione të tjera në veri, Grasso ka thënë se “KFOR-i nuk ka marrë kurrë informacionet të tilla” dhe ka shtuar se “ky mision s’i komenton spekulimet dha as informata e pabazuara".
-
KFOR-i thotë se njësitë speciale të Kosovës s’kanë nevojë për lejen tonë që të hyjnë në veri
-
KFOR-i habitet me reagimet e Serbisë për aksionin e Kosovës në veri
-
KFOR-i ia kujton Vuçiqit, aksioni policor në veri është paralajmëruar 10 ditë përpara
-
KFOR-i thotë se s’ishte informuar për prezencën e ROSU-s në veri
-
KFOR-i as nuk e pohon e as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi