Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gradohet gjeneral brigade, Bajram Bega

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e gradimit të gjeneral brigade, Bajram Begës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli, zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Dedë Prenga si dhe përfaqësues të lartë së Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrja Kodheli e cilësoi si të veçantë këtë gradim duke u nisur nga fakti që e merr për herë të parë këtë gradë një mjek. Gjatë fjalës së saj ajo shprehu mirënjohje dhe respekt për figurën e Bajram Begës dhe arritjeve të tilla profesionale dhe u ndal tek nevoja që kanë Forcat e Armatosura për profesionistë të të gjitha fushave: “Ushtria ka nevojë për njerëz të shkolluar, për njerëz me tituj, për njerëz të lexuar, për profesionistë të mirë që e tejkalojnë profesionin e ushtarakut, për specialitete të veçanta dhe ka pasur gjithmonë nevojë për ta.” – përfundoi ajo.

Për znj. Kodheli personat e aftë janë gjithmonë të mirëpritur në gjirin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura dhe figura e tyre duhet lartësuar.

Në fund të ceremonisë, gjeneral brigade Bajram Bega falënderoi përzemërsisht ministren e Mbrojtjes për vlerësimin e bërë dhe risolli në kujtesë fillimin e karrierës së tij ushtarake: “Dikur nga viti 1984, Ministria e Mbrojtjes sillte njerëz nëpër gjminaze për të promovuar ushtrinë si vend të rëndësishëm për shkollimin dhe isha një nga ata njerëz që kërkova ti bashkohem ushtrisë isha dhe unë. Komisioni nga dega ushtarake që kishte ardhur, i cili përbëhej nga tre persona të cilët fillimisht me refuzuan për shkak të normës së gjatësisë.” – përfundoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij ai u zotua që do ta përmbushte detyrën e tij me përkushtimin me të lartë.