Ekzekutivi i Graçanicës është bërë me dhjetë drejtori, nga shtatë sa kishte pasur deri në fund të vitit 2016. Tashmë është formuar edhe drejtoria e fundit që ishte paraparë me Statut.
Kjo është bërë gati dy vjet pasi ishte ndryshuar dhe plotësuar Statuti i Komunës së Graçanicës. Zyrtarët komunalë kanë treguar se është formuar Drejtoria e Kadastrës, që kishte qenë brenda Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ata, po ashtu, kanë thënë se është ndarë edhe buxheti për drejtorinë e re, por pa dhënë më shumë detaje. Dy drejtoritë tjera ishin formuar në janar të këtij viti.
Atëkohë, komunarët kishin thënë se formimi i drejtorive të reja do të ndihmojnë në lehtësimin e kryerjes së punëve brenda tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pazaret politike ia shtojnë Prishtinës edhe tri drejtori të reja
-
Shumica e drejtorëve të vjetër, në qeverinë e re komunale të Graçanicës
-
Arrestohen katër zyrtarë të drejtorive në Gjakovë, lëshuan vendime për prona
-
Ndalohen dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës, dyshohen për korrupsion
-
Graçanica hesht për borxhin afro 4 milionë euro