Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grabovcit “nuk i kujtohen gjërat”

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, e ka përfunduar dëshminë e tij para Gjykatës në rastin MTPT. Shumicës së pyetjeve u është përgjigjur se ‘nuk i kujtohen rrethanat e asaj kohe’.

Kur është ballafaquar me mesazhe telefonike që i kanë ardhur në telefonin e tij zyrtar, ka thënë se i fshin mesazhet dhe thirrjet që i duken të parëndësishme, pa i lexuar fare, raporton KTV.

Ka pasur vazhdimisht përplasje me prokurorin e EULEX-it, derisa ka vazhduar ta akuzojë se për faj të prokurorisë, atij i është shkatërruar familja. Këtu i është referuar rrjedhjes në publik të përgjimeve që i ishin bërë nga Prokuroria. Mbrojtja ka vendosur që fare të mos e marrë në pyetje dëshmitarin Adem Grabovci.