Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grabovci përballet me SMS-të e biznesmenit të ndjerë, Mehmet Shkodra

Foto: Driton Paçarada / Koha

“Zotëri zëvendësministër, a janë fjalët qysh m`i keni thënë në nëntor, për mirëmbajtjen verore. Mehmet Shkodra. Gjilan”.

Këtë mesazh biznesmeni i ndjerë Mehmet Shkodra ia ka shkruar në telefon Adem Grabovcit, më 23 mars të vitit 2009, shkruan sot Koha Ditore.

Mesazhi i është lexuar Grabovcit, të mërkurën, gjatë gjykimit kundër ish-bashkëpartiakut të tij dhe po ashtu ish-ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomit (MTPT), Fatmir Limaj.

Në atëkohë, Grabovci ka qenë zëvendësministër në këtë ministri.

Pasi është ballafaquar nga Prokuroria e EULEX-it me SMS-të e Shkodrës, deputeti i PDK-së ka mohuar të jetë takuar ndonjëherë me të ndjerin për ndarjen e tenderëve, të cilët kanë pasur të bëjnë me mirëmbajtjen e rrugëve. Madje, Grabovci ka thënë se mesazhet e tij janë “provokim banal dhe idiot”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Edhe Grabovci vazhdon përballjen me SMS për tenderë në gjykimin e Limajt Arbëri Grabovci vazhdon përballjen me SMS për tenderë në gjykimin e Limajt

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.