Adem Grabovci, deputeti i PDK-së po e vazhdon dëshminë e tij në rastin MTPT ndaj Fatmir Limajt, deputet i Nismës.
Ata po ballafaqohen në kohën sa Limaj drejtonte Ministrinë e Transportit e Grabovci ishte zëvendës i tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrabovci i ka thënë prokurorit se ai kurrë nuk do të mund të vërtetojë se ata kanë dhënë favore nga MTPT në shkëmbim të përfitimeve politike për PDK-në.
SMS-ët që i janë lexuar dje, ka thënë se nuk i kujtohen dhe që ai i fshinë nga telefoni çdo SMS që nuk është i rëndësishëm, pa i lexuar fare.
Kur prokurori e ka pyetur se si vlerëson se cilin SMS do ta lexosh e cilin jo, Grabovci ka thënë se prokurori duhet të jetë më i qartë.
“Është një pullë aty ‘delete’ edhe sa herë më bëhen shumë SMS, i fshij krejt", është përgjigj Grabovci.
“Një katun po e kthej në PDK për 600 metra asfalt. Mendo e përgjigju. Rexha”, është një nga mesazhet që Grabovci e kishte pranuar në 2008 e që i është lexuar dje gjatë fillimit të dëshmisë së tij. Grabovci është dëshmitar i Prokurorisë.