Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, të martën është paraqitur në Gjykatë. Por, para trupit gjykues, ai ka ardhur si dëshmitar i Prokurorisë në rastin MTPT ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve, raporton KTV.
Pyetjet Grabovcit i janë bërë për kohën sa ai ka qenë zëvendësministër i Transportit. Në shumicën e pyetjeve ka sugjeruar prokurorinë e EULEX-it që të shikojë ligjin, sepse ka thënë se krejt çka ata kanë bërë është e bazuar në ligj.
Grabovci nuk ka pranuar se ka ofruar ndonjë favor nga MTPT në shkëmbim të përfitimeve për PDK-në.
Prokurori e ka ballafaquar me mesazhet telefonike të cilat i kishte pranuar ai, e që tregonin se si familjet kosovare premtonin anëtarësim në PDK nëse u shtroheshin rrugët me asfalt.
Dëshminë e tij, ish-shefi i GP të PDK-së do ta vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Fatmir Limaj, ish-ministër i Transportit, akuzohet për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas aktakuzës, keqpërdorimet ishin bërë me tenderë për ndërtim rrugësh.
-
Grabovci pritet të dëshmojë në rastin MTPT ndaj Limajt
-
Grabovci vazhdon përballjen me SMS për tenderë në gjykimin e Limajt
-
Grabovci: U largova nga pozita që drejtësia të mos pengohej, PDK-ja “e fjetur”
-
Musliu: Qysh po i mbron pushteti shkeljet, duhet t’i kërkojmë falje Adem Grabovcit
-
Të akuzuarit e quajnë spektakël procesin në “Pronto”, Prokuroria kërkon shqyrtim kryesor