Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Adem Grabovci edhe më tutje refuzon të përgjigjet rreth aferës “Pronto”

Pesëmbëdhjetë minuta ka zgjatur marrja në pyetje e Adem Grabovcit, të premten në Prokurorinë Speciale të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ai, për të dytën herë ka zgjedhur të mbrohet në heshtje rreth përgjimeve telefonike në të ashtuquajturën afera “Pronto”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-shefi i Grupit parlamentar të PDK-së po dyshohet për dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe shkelje e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës, të cilën vepër dyshohet se e ka kryer në bashkëkryerje...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.