Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani në tryezën e subjekteve politike, ka deklaruar se duhet të ketë konsensus brenda opozitës që zgjedhjet e parakohshme të jenë të mundshme, mirëpo duhet konsensus i të gjitha partive për dialogun.
Ai ka thënë se në parim e përkrahin idenë e zgjedhjeve të parakohshme, trasnmeton kp.
“Prej asaj që po hetohet ekzistojnë dy prioritete që e përjashtojnë njëra tjetrën, dialogu dhe zgjedhjet. Nëse duhet të vazhdoj dialogu atëherë a mund të shkohet në zgjedhje. Për zgjedhje konsensusi është i pa arritshëm sepse pushteti nuk është i interesuar. Nëse ka koordinim të opozitës, atëherë i bëjmë numrat dhe e rrezojmë Qeverinë. Nëse i kem numrat s’kemi nevojë të thërrasim pushtetin në tryeza. Duhet të ketë konsensus brenda opozitës që zgjedhjet e parakohshme të jenë të mundshme. Mirëpo duhet konsensus te të gjitha partive për dialogun”, tha ai.
-
Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta
-
Gola: Përfshirja e presidentit në negociatat për qeverinë rrezikon demokracinë
-
Surroi: Bashkëpunimi për presidentin të nisë me kriteret për kandidatë, jo me ndarjen e pushtetit qeveritar
-
Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin
- Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: tri arsye për brengë për shëndetin e demokracisë