Opinionisti Taulant Kryeziu ka thënë se ndërtimi i konsensusit është një prej elementeve më të rëndëisishme në përmbylljen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
I ftuar të martën në emisionin “Tempus” në KTV, Kryeziu ka shtuar se kryeministri Albin Kurti duhet të jetë më transparent sa i përket këtij procesi.
“Mendoj që ndërtimi i konsensusit është një nga elementet më të rëndësishme në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë. Kurti që një kohë realisht, në të gjitha prezantimet e mia që kam pas, kam kërkuar që të jetë mundësisht më transparent sa i përket këtij procesi dhe ta ndërtojë konsensusin brenda partive politike, por jo vetëm brenda partive politike parlamentare, por të ndërtojë një konsensus mbarëshoqëror që kalon në Kuvendin e Kosovës, konsensus edhe me shoqërinë civile, me media, me botën akademike, sepse raporti jonë me Serbinë e kërkon një gjë të tillë”, tha Kryeziu.
Ai shtoi se dihet që ka një kornizë për arritjen e një marrëveshje dhe se takimi i së martës i Kurtit me opozitën është i mirëseardhur dhe duhet të ketë në vazhdimësi takime të tilla.
“Por, duhet të ketë informim edhe të mediave, të mbarë shoqërisë tonë se cili është pozicioni jonë negociues në këtë ofertë”, tha Kryeziu.
-
Analistët shtrojnë nevojën që diskutimet mes spektrit politik të jenë transparente
-
Kryeziu e LVV-së: Kosova është gjithmonë e gatshme të ecën përpara në dialogun me Serbinë
-
Kurti: S’ka konsensus, i bëmë dy propozime
-
Kurti: Për marrëveshje finale trysnia duhet të jetë mbi Serbinë, mirëpresim rolin e SHBA-së
-
Kurti i kërkon QUINT-it që normalizimi i raporteve me Serbinë të mos përzihet me KiE-në