Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se Serbia duke e lënë të lirë dhe duke e mbrojtur përgjegjësin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, po i shkelë vlerat e Këshillit të Evropës.
Gola ka deklaruar se kjo tregon edhe që Serbia nuk është e gatshme për të ndërtuar raporte normale me shtetin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E para Serbia ende nuk e ka dëshmuar gatishmërinë për të ndërtuar raporte normale, veçanërisht me Kosovën dhe e dyta, në vend që të sigurojë llogaridhënie, ajo vazhdon t’i mbrojë ata që janë përgjegjës, që dëshmohet prej faktit se Radoiçiqi vazhdon të jetojë i lirë dhe i mbrojtur në Serbi. Në këtë mënyrë, Serbia është bërë shkelëse e vetë vlerave të cilat Këshilli i Evropës është themeluar për t’i mbrojtur”, ka deklaruar Gola.
Gola është shprehur gjithashtu se Serbia nuk mund të ndihmohet në demokratizim me gjuhe neutrale e duke zbutur faktet shqetësuese.
“Testi i vërtetë i një shteti nuk është se si i përqafon të vërtetat për të cilat është rehat, por se si i trajton ato për të cilat i japin parehati”, është shprehur Gola.
Ndërkohë, anëtarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns, ka thënë se Serbia trajton komshinjët përreth njësoj si Rusia dhe mbron kriminelët.
“Mënyra se si një Qeveri i trajton komshinjtë të tregon se si i trajton të vetët. E shohim me Rusinë e Putinit, luftë jashtë e heshtje brenda. Po e shohim të njëjtën formë në Serbi – me mbështetjen e burrave që e ndajnë Bosnjën, me strehimin e burrave që janë prapa sulmit të Banjskës – jo por me armatosjen e sulmuesve, shikojini numrat serikë të armëve, me shtypjen e protestuesve të rinj, me fshirjen e shtypit të lirë, për një shtet me talentin që e ka Serbia, kjo është tragjedi por jo edhe fati i tij”, ka deklaruar Kearns.
Kearns njihet ndryshe si deputetja e cila kishe alarmuar se në Kosovë po kontrabandoheshin armë nga Serbia dhe po ruheshin në kishat ortodokse serbe. Kearns kishte deklaruar po ashtu që armët po barteshin me autoambulanca. Vetëm dy muaj pas, kishte ndodhur sulmi i Banjskës.
Si pasojë e sulmit terrorist në Banjskë, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
KiE miraton raportin për Serbinë: Normalizimi me Kosovën vendimtar për anëtarësim në BE
Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, në sesionin e mbajtur të martën e ka miratuar raportin për Demokracinë në Serbi.
Në raport thuhet se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është vendimtare për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, shpalljen e pavarësisë të së cilës në vitin 2008 Serbia nuk e njeh, mbetet një çështje serioze dhe është gjithashtu vendimtare për anëtarësimin e vendit në BE”, thuhet në raport.
Raporti thekson edhe faktin që Milan Radoiçiq, përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, nuk është ndjekur penalisht.
“Më 24 prill 2026, një gjykatë në Prishtinë shpalli aktgjykimin lidhur me ngjarjet në Banjskë në shtator të vitit 2023, gjatë të cilave policia u përlesh me një grup personash të armatosur serbë, duke lënë të vdekur katër persona. Gjykata dënoi dy etnikë serbë me burgim të përjetshëm dhe një të tretë me 30 vjet burgim. Megjithatë, kryesit e tjerë të veprës, përfshirë Milan Radoiçiqin, një politikan dhe biznesmen i pasur i afërt me SNS-në, nuk janë ndjekur ende penalisht”, thuhet në raport.