Sipas Anton Gojanit, ekspert i fushës së arsimit dhe kualifikimeve, është momenti i fundit që Kosova të marrë masa dhe të mos lejojë dështimin e arsimit dhe përjashtimin nga Korniza Evropiane e Kualifikimeve.
Për “Express Intervistën” në KTV, Gojani ka thënë se Kosova po rrezikon përjashtimin nga kjo Kornizë Evropiane për shkak se nuk ka akredituar asnjë shkollë publike profesionale. Ai ka deklaruar se nëse nisin përgatitjet dhe akreditimi i shkollave profesionale publike, ato mund të kryhen për gjashtë muaj dhe Kosova mund të marrë raport pozitiv.
“Ata kërkojnë çdo vit raportim. Shteti ka përgjegjësi. Kur është themeluar korniza, kemi pasur një gjendje faktike në terren dhe është dashur të hyjnë në proces të gjitha shkollat. Ne kemi qenë të kushtëzuar sepse na është kërkuar të hyjmë me shkollat publike profesionale. Është faji i ish-ministrit që s’e ka filluar kurrë procesin. Shkollat profesionale publike janë të paakredituara. Nëse nuk i fusim në akreditim, rrezikojmë përjashtimin. Një cikël i tillë merr përafërsisht gjashtë muaj kohë. Kemi mundësi të shpëtojmë nga kjo gjendje”, ka thënë ai. “Ministria ka qenë nënshkruese e këtij raporti. Është bërë raporti dhe kemi vendime të nënshkruara nga ministri e sekretari. Janë dokumente të nënshkruara. Kemi dhënë garancione me nënshkrim. Nëse nuk i plotësojmë, rrezikojmë përjashtimin”.
Sipas Gojanit, ministri i Arsimit nuk ka marrë kurrë informacione të drejta nga bordi i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas tij, bordi nuk ka mandat dhe çdo vendim që vjen nga ky bord është i jashtëligjshëm. Ai ka deklaruar se tash duhet të rimandatohet bordi i ri, e të nisin përgatitjet për akreditimin e shkollave profesionale. Sa i përket raportit të publikuar dje nga Komisioni Evropian, sipas Gojanit, për këtë fushë ka dalluar vetëm faqja.
“Bordi dhe Agjencia nuk e kanë informuar drejt ministrin. Janë pa mandat që nga viti i kaluar. Ata janë pa mandat dhe çdo vendim që e merr ky bord është i jashtëligjshëm. Njëjtë edhe drejtori në shkarkim. Është ish-këshilltar i ministrit. Ka vendim nga Këshilli i Pavarur mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës që është zgjedhë jashtëligjshëm”, ka theksuar Gojani.
-
Kosova e ’19-s: Vendnumërimi i arsimit
-
Komisioni Evropian: Arsimi i lartë, sektor me rrezik të lartë për korrupsion
-
Pupovci thotë se ENQA i dha mesazh të qartë Kosovës, s’pret gjë nga ankesa në EQAR
-
Asnjë nga emrat e propozuar për anëtar të bordit të Agjencisë së Akreditimit nuk do të ratifikohet
-
Kosovës i mbetet të riaplikojë për anëtarësim në EQAR, pasi të garantojë pavarësi politike