Kjo pronë komunale prej 3 hektarësh, e cila gjendet në fshatin Irzniq, është bërë “mollë sherri” për banorët e këtij fshati dhe atij të Gllogjanit, raporton KTV.
Këta të fundit ka vite që po kërkojnë që varrezat t’i bartin në këtë parcelë. Thonë që këtë kërkesë e kanë bërë që të dyja këto fshatra t’i kenë varrezat në atë vend.
Por, banorët e Irzniqit po e kundërshtojnë këtë, duke thënë se këtë parcelë duhet ta shfrytëzojnë vetë ata.
Po ashtu ata kanë dyshime për qëllimin e kërkesës së banorëve të Gllogjanit.
Për këtë, të premten, kishte seancë në kuvendin komunal të Deçanit, mirëpo me kërkesë të kryesuesit, u hoq nga rendi i ditës, me arsyetimin se të dyja fshatrat nuk kanë arritur një marrëveshje.
-
Graçanica nis anulimin e shkëmbimit të 17 hektarëve tokë me 18 ari
-
Bulliqit i kërkohen hapësira të reja për varreza e projekte infrastrukturore
-
Banorët e fshatit Kmetovc ankohen për mbeturinat inerte
-
Zvarritet rregullimi i infrastrukturës së varrezave të reja në Ferizaj
-
Kuvendi i Gjilanit në tension, s’ka zgjidhje për lokacion të varrezave