Glam Radio ka prezantuar sot pamjen e re të uebfaqes dhe aplikacionit të vet për telefona të mençur.
Bashkë me pamjen e re të dizajnuar, web-i dhe app-i janë pasuruar me skemën e re programore ku gjenden të gjitha emisionet e Glam Radio. Duke shfletuar platformën digjitale informative, do të informoheni çdo ditë rreth lajmeve më të reja të muzikës, sportit dhe filmit. Adhuruesit e rubrikës “Fun” do të kënaqen çdo ditë me kuriozitete, fakte, teknologji dhe horoskopin javor. Të gjithë kanë mundësinë t’i votojnë toplistat në gjuhën shqipe dhe angleze, ku sipas votave të përllogaritura nga sistemi, do të bëhet listimi i këngëve nëpër pozita.
Aplikacioni është lehtësisht i qasshëm dhe tejet i këndshëm, përmes së cilit radion me muzikën më të mirë e keni me vete kudo.
